Lajme

Abdixhiku: Programi i Qeverisë Kurti si hartim – pa data, pa numra, pa masa se kur kryhen ato punë

05/17/2021 11:30
nga:Gazeta Blic

Lumir Abdixhiku i LDK-së ka kritikuar programin qeverisës të Kurtit duke thënë se është një ‘hartim i kotë me parulla’.

“Program 60 faqesh nuk ka argumente. Është një ndër dokumente më sipërfaqësore më jopërmbajtësore që kam lexuar ndonjëherë. Është një dokument që nuk përmban ndonjë masë, matje e numër. Nuk ka kohë se kur do të nisë një politikë e kur do të përfundojë ajo. Çfarë do të bëhet për 4 vjet e si do të duket vendi jonë pas 4 vjetësh. Ec e definoje abstraktin e një hartimi me parulla ‘do të bëjmë mirë’. Janë dy arsye prapa mos një definimi të tillë, ndoshta nuk dini e nuk e keni të qartë çka do të bëni në pushtet, ndoshta keni frikë nga matja e synimeve. Pse keni frikë kur i keni të gjitha, krejt, këtë nuk e kuptoj dot”, ka thënë Abdixhiku.

“Shëndetësinë e përmendni me 344 fjalë në një fletë. Asnjë fjalë për spitalet që do t’i ndërtoni, investimet në pajisjet e reja. As datë as numër as masë, për katër vjet plan e program. Po aq e thatë sikurse shëndetësia mbetet edhe pjesa ekonomike e programit”, ka thënë ai.

“Sa do të ulet papunësia, sa do të ketë rritje ekonomike, ky program nuk arrin të tregojë”, ka thënë ai.