Sporti

Liverpool gjen ‘zëvendësuesin’ e Georginio Wijnaldum

05/16/2021 12:17
nga:E K

Borussia Monchengladbach thuhet se i ka thënë Liverpool se ata mund të nënshkruajnë Florian Neuhaus këtë verë.

The Reds kanë qenë të lidhur me mesfushorin muajt e fundit, i cili është një nga lojtarët më të vlerësuar në të gjithë Evropën, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas Sport Bild, klubi gjerman i ka thënë Liverpoolit se ata mund të nënshkruajnë këtë verë me mesfushorin, Neuhaus, vetëm nëse Liverpool paguan klauzolën e plotë të lirimit të tij.

Shuma që duhet të paguajë Liverpool për mesfushorin e Borussia Mochengladbach është 34 milionë funte, dhe klubi gjerman nuk do t’a lejojë mesfushorin të largohet nëse skuadrat e interesuara për të nuk paguajnë shumën e kërkuar nga ta.

/GazetaBlic Sport/