Sot në media ka qarkulluar një video ku raportohet për një rast të dhunës seksuale në një nga shkollat e kryqytetit.
Në këtë video shihet një fëmijë, derisa i afrohet një vajze të vogël, që raportohet të jetë në klasë të parë, e cila mbahet nga një fëmijë tjetër.
Pas transmetimit të kësaj video kanë ardhur reagime të shumta nga qytetarët, shoqëria civile, dhe organizata të ndryshme.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar pak minuta më parë edhe kryetari i partisë “Fjala” Gëzim Kelmendi.
Ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtar nga Drejtoria Arsimore e Komunës së Prishtinës dhe Ministria e Arsimit në lidhje me këtë ngjarje. /Gazeta Blic/


