Lajme

Gëzim Kelmendi pas rastit të sulmit seksual në shkollën Faik Konica: Edukata fetare të bëhet urgjentisht pjesë e planprogramit mësimor

05/15/2021 17:28
nga:Y I

Sot në media është shpërndarë një video, ku shihet një rast i dhunës seksuale ndaj një nxënësje të klasës së parë në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Pas këtij rasti ka reaguar edhe kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

Kelmendi në reagimin e tij thotë se ky rast që ka ndodhur në shkollën “Faik Konica” është dëshmi dhe argument se në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës duhet që edukata fetare të bëhet urgjentisht pjesë e planprogramit mësimor.

Reagimi i plotë:

Rasti i dhunës seksuale ndaj një vajze në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë është dëshmi dhe argument se në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës duhet që edukata fetare të bëhet urgjentisht pjesë e planprogramit mësimor dhe duhet të bëhet ndarja e nxënësve në bazë të gjinisë.

Edukata fetare ndërton themelet e shëndosha dhe të forta në edukimin e nxënësve dhe ruajtjen e moralit.

Përveç kësaj ndarja në baza gjinore, konkretisht klasat vetëm me djem dhe klasat vetëm me vajza përveç dobive të shumta, do të ndikon që të ruhet morali brenda nxënësve, por edhe mësimi do të jet më efektiv.

Ky rast në “Faik Konica” nuk është rasti i parë që vajzat e mitura janë viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale.

Sulmi seksual ndaj nxënëses së klasës së parë, deklarohen nga shkolla Faik Konica