Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku e ka cilësuar si sukses faktin që sot nuk ka pasur tollovi tek salla “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi i të moshuarve.
Ajo me anë të një postimi madje ka thënë se problemi në fjalë është adresuar dhe zgjidhur në kohë rekorde.
“Adresimi i problemit dhe zgjidhja e tij në kohë rekorde, kjo pra është Qeveria Kurti!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, për dallim nga dje, sot procesi i vaksinimit po vazhdon në sallën “1 Tetori”, pa asnjë tollovi të krijuar nga qytetarët.
Për t’i ikur grumbullimit të njerëzve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten se vaksinimi kundër Coronavirusit do të vazhdojë edhe në fundjavë, por duke theksuar se do të vaksinohen vetëm ata qytetarë që kontaktohen nga MSh-ja.
LEXO EDHE:
Grenell kritikon Osmanin dhe Kurtin: Pse nuk po i dënoni sulmet e Hamasit kundër Izraelit?