Lajme

Grenell kritikon Osmanin dhe Kurtin: Pse nuk po i dënoni sulmet e Hamasit kundër Izraelit?

05/15/2021 12:21
nga:M K

Ish i dërguari special i presidentit Trump për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka pyetur Preidenten e Kosovës Vjosa Osmanin dhe Kryemisnitrin Albin Kurtin, se pse nuk po dënojnë sulmet Hamasit kundër Izraelit.

Grenell është shprehur i çuditur se pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentja Vjosa Osmani nuk kanë reaguar ende për sulmet e Hamasit në drejtim të Izraelit.

“Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit?”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Kujtojmë, që dhuna në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e gjashtë. Aeroplanët luftarakë të Izraelit sërish kanë sulmuar militantët e Hamasit në Gazë, kurse ata u janë kundërpërgjigjur duke shkrepur raketa në drejtim të Izraelit – derisa bashkësia ndërkombëtare dhe diplomatët po mundohen të gjejnë një mënyrë për t’i dhënë fund dhunës.

LEXO EDHE:

OBSH: Vaksinat të shpërndahen në vendet e varfra

07/28/2021 20:39

Përcaktohet Albin Kurti: Këta janë kandidatët për kryetar të Gjilanit, Ferizajt dhe Kamenicës