Lajme

5486 raste aktive me koronavirus në vend, 99 097 të shëruar në total deri më tani

05/15/2021 07:00
nga:M K

99 mijë e 97 është numri total i personave të shëruar nga koronavirusi deri më tani në vendin tonë.

Këtë e ka konfirmuar edhe IKSHPK-ja përmes postimeve tashmë të zakonshme, përcjell GazetaBlic.

Numri i rasteve aktive është 5486, teksa 106 803 është numri i personave të regjistruar që kanë qenë të infektuar me virusin me kurorë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe dy vdekje të tjera, për ta dërguar në 2220 numrin e përgjithshëm të personave që humbën betejën me Sars-Cov2.

LEXO EDHE:

Suedia me numrin më të ulët të vdekjeve nga Covid-19 se sa vendet me masa të rrepta

/GazetaBlic/