Dukagjini dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës për sezonin 2020/21.
Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante me të dyja skuadrat që duan të kurorëzohen me trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.
Skuadra e Dukagjinit arriti deri në finale pas një sezoni shumë të mirë nën urdhërat e trajnerit kosovar, Armend Dallku.
Dukagjini u largua vitin e kaluar nga Superliga, por kjo nuk e ndali asnjëherë punën dhe dëshirën e madhe të kësaj skaudre për suksese në futbollin kosovar.
Me shumë sukses klubi nga Klina deportoj deri në finalen e Kupës së Kosovës, finale kjo e cila lehtësisht mund të kthehet në një datë historike për mbarë qytetin.
Përveç kësaj, kjo skuadër i ruan ende shpresat për inkuadrim direkt në Superligën e Kosovës, atje ku së bashku me Malishevën do të luftojnë në xhiron e fundit.
Tifo-grupi i kësaj skuadre, “Hithat” e kanë motivuar skuadrën e tyre para këtij takimi me disa fjalë të mëdha dhe natyrisht presin që të jenë ata që do ta bëjnë të zjarrtë sonte qytetin e tyre.
/GazetaBlic Sport/


