Sporti

Gjyqtari i finaleve, Genc Nuza “rekordmen” në Kupën e Kosovës

05/12/2021 15:43
nga:L J

Dukagjini dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës për sezonin 2020/21.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjyqtari i njohur kosovar, Genc Nuza do ta gjykojë këtë përballje.

Nuza ka gjykuar edhe katër finale në të kaluarën, andaj me ndeshjen e sotme do të vendosë rekord absolut sa i përket këtij fakti.

Ai është i preferuari për t’u deleguar në ndeshjet finale të Kupës së Kosovës.

Ja ndeshjet që ka deleguar më herët:

  • 2013/14 Feronikeli – Hajvalia
  • 2016/17 Llapi – Besa
  • 2018/19 Feronikeli – Trepça89
  • 2019/20 Prishtina – Balkani
  • 2020/21 Llapi – Dukagjini

/GazetaBlic Sport