UEFA ka filluar procedurat disiplinore kundër Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, të vetmet tre klube që nuk janë tërhequr nga Super League Evropiane.
“Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-së janë emëruar sot për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s nga Real Madrid CF, FC Barcelona dhe Juventus FC në lidhje me të ashtuquajturin projekt ‘Super League'”,thuhet në njoftim.
“Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të publikohen në kohën e duhur.”
Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë të vetmet klube që nuk e kanë lënë garën dhe mund të përballen me sanksione nga organi drejtues evropian i futbollit.
/GazetaBlic Sport


