Dukagjini dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës për sezonin 2020/21.
Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjyqtari i njohur kosovar, Genc Nuza do ta gjykojë këtë përballje.
Nuza do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt i këtij ballafaqimi do të jetë Selim Isufi.
Kjo është finalja e pestë e Kupës së Kosovës që gjykohet nga Genc Nuza.
/GazetaBlic Sport


