Sporti

Nuk firmosën shkak fotografisë me shqiponjë, futbollisti shqiptar fiton gjyqin ndaj skuadrës greke

05/11/2021 16:20
nga:Mergim Rreci

Një transferim i dështuar në verën e 2018-ës i ka kushtuar rëndë klubit grek të AEL Larisës. 3 vite më parë, Idriz Batha kishte arritur një marrëveshje për t’u transferuar te skuadra greke.

Ndonëse gjithçka ishte mbyllur, ishte drejtori teknik i AEL Larisës, që njoftoi se ky transferim nuk do të realizohej duke thënë se:

“Arsyeja më kryesore që u anulua kjo marrëveshje është se pamë në internet një foto të lojtarit që bënte me dorë simbolin e Shqipërisë së Madhe(shqiponjën). Kjo është diçka jo e mirë sepse ne kemi shumë lojtarë serbë në ekip dhe gjithashtu Shqipëria e Madhe përfshin vende brenda Maqedonisë, gjithashtu edhe Greqisë. Gjithashtu shumë tifozë do të mbetnin të zhgënjyer.”

Menaxheri i Bathës tha se do e dërgojë çështjen në FIFA dhe ashtu ndodhi. Tashmë mesfushori i Tiranës, ka fituar gjyqin dhe klubi grek duhet t’i paguajë atij 240 mijë euro.

Në rast se kjo nuk realizohet brenda 45 ditëve, FIFA ka kërcënuar klubin e AEL Larisës se do i bllokojnë merkaton.