Lajme

Aksident në hyrje të Mitrovicës, lëndohen dy persona

05/10/2021 21:08
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth 19:40 minuta në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura ku për pasojë kanë mbetur dy persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti,

“Aksident trafiku me të lënduar, i ndodhur rreth orës 19:40, në hyrje të Mitrovicës segmenti fsh Shupkovc, dy vetura të përfshira dy persona të lënduar”, tha Zahiti për “Gazeta Blic”