Avokati Tomë Gashi u ka propozuar avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së, që po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë, që t’i angazhojnë si dëshmitarë të mbrojtjes Mersin Katuçin dhe familjarët e tij nga fshati Gurë në Shqipëri.
Avokati Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Mersin Katuçi dhe familja e tij nga fshati Gurë në Shqipëri, janë të habitur dhe nuk mund ta kuptojnë se si asnjëherë për 17 vite pas inskenimeve brutale në shtëpinë e tij nga ana e Dick Marty dhe Jose Pablo Baraybar me ekipet e tyre te cilët shkuan aq larg saqe përveç bastisjes, kontrolli, në shtëpinë e tij, në pronën e tij, ata tentuan t’i zhvarrosin të vdekurit e fshatit të tij, në tentim të gjetjes së provave për diçka që kurrë nuk kishte ndodhur”.
“Avokatet e z. Hashim Thaçit, z.Kadri Veseli, z.Jakup Krasniqi, z.Rexhep Selimi, z.Pjeter Shala, z. Salih Mustafa, z.Hysni Gucati, dhe z.Nasim Haradinaj,duhet ta propozojne si deshmitar te mbrojtjes z.Mersin Katuci dhe anetaret e familjes se tij ” shkruan Gashi në facebook.
Postimi i plotë i Gashit:
Nese keni harru, pjesa e shtate!
Avokatet e pjesetareve te UÇK-së, te akuzuar në Gjykatën Speciale duhet t’i propozojne si dëshmitarë të mbrojtjes z.Mersin Katuçi dhe familjarët e tij…
Mersin Katuçi dhe familja e tij nga fshati Gurë në Shqipëri, janë të habitur dhe nuk mund ta kuptojnë se si asnjëherë për 17 vite pas inskenimeve brutale ne shtepine e tij nga ana e Dick Marty dhe Jose Pablo Baraybar me ekipet e tyre te cilet shkuan aq larg saqe perveq bastisjes, kontrolli, ne shtepine e tij, ne pronen e tij, ata tentuan ti zhvarrosin te vdekurit e fshatit te tij, ne tentim te gjetjes se provave per dicka qe kurre nuk kishte ndodhur.
Pas gjithe kesaj asnje udhëheqës i Shtetit të Kosovës, asnjë udhëheqës i UÇK-së, asnje komandant i UÇK-së, asnjë ushtar i UÇK-së,nuk e vizituan atë dhe shtepinë e tij të cilën e keqpërdori Dick Marty për të perpiluar raportin e rrejshëm dhe famë keq me të cilin e vuri ne lajthim Keshillin e Europes ne vitin 2011, për te hetuar pretendimet per kinse trafikimin e organeve njerezore.
Z.Katuçi eshte i befasur se si 82 deputet te Kuvendit te Republikes së Kosovës ne gusht te vitit 2015- 16 vite pas çlirimit nga Serbia, dhe 7 vite pas shpalljee se Pavaresisë së Kosovës, votuan Ligjin për Gjykatën Speciale, ( Ligji.Nr.05/L-053).
Z. Katuçi nuk mundet assesi të besoj se keta deputet te cilet e votuan Ligjin per Gjykaten Speciale nuk e kishin pare as atehere e as sot raportin e Prokurorit Amerikan Clint Williamson, i cili e demantoi raportin e Dick Martyt sa i perket pretendimit per trafikimin e organeve njerezore.
Z.Katuçi poashtu nuk e ka te qarte se pse deputetet e Kosoves votuan Ligjin per Gj.Speciale, pse i dhanë kompetencë kesaj gjykate me nenet 12 deri 16, ku parashihen akuza per krime lufte dhe per krime kunder njerezimit, kur me nenin 1 te ketij Ligji per aludim per trafikim te organeve njerezore askush kurre nuk do te akuzohet sepse kjo nuk ka ndodhur!
Avokatet e z. Hashim Thaçit, z.Kadri Veseli, z.Jakup Krasniqi, z.Rexhep Selimi, z.Pjeter Shala, z. Salih Mustafa, z.Hysni Gucati, dhe z.Nasim Haradinaj,duhet ta propozojne si deshmitar te mbrojtjes z.Mersin Katuci dhe anetaret e familjes se tij !


