Sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic i është rishfaqur problemi në gjurin e këmbës.
Sulmuesi 39 vjeçar, u zëvendësua dje në derbin italian ndaj Juventusit për shkak të lëndimit të tij në gjurin e këmbës, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas Sky Sport Italia, veterani i Milan, pritet t’i mungojë Piolit, në dy nga tre ndeshjet e mbetura në Serie A.
Ibrahimovic ka munguar te skuadra e Milan në 16 takime për shkak të lëndimeve të shumta këtë edicion.
/GazetaBlic Sport/


