Lajme

Haradinaj kritika Qeverisë: MSH-ja në programin qeverisës askund nuk i përmend vaksinat

05/10/2021 15:49
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë sa i përket vaksinave anti Covid.

Haradinaj po thotë se Ministria e Shëndetësisë në prgramin qeverisës nuk i përmend askund vaksinat, raporton Gazeta Blic.

“Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë” shkruan Haradinaj në Facebook.

Reagimi i plotë:

Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus?!

Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat.

Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë.

Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj.