Sporti

Zidane shumë i nervozuar me penalltinë e diskutueshme të Sevillas: Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët, por sot e tepruan!

05/10/2021 08:17
nga:L J

Zinedine Zidane ka thënë se ai është shumë i nervozuar pasi një vendim i diskutueshëm VAR vendosi kundër Real Madrid në barazimin zhgënjyes 2-2 me Sevilla të dielën.

Gjatë një rishikimi të një penalltie në minutën e 78-të të fituar nga Karim Benzema, gjyqtarët përcaktuan një lojë më të hershme në skajin tjetër që përfshinte një lojë me dorë në zonë nga mbrojtësi i Real Madrid, Eder Militao. Në vend që t’i jepte Real Madridit një penallti, Sevilla fitoi një të tillë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ajo që referët më kanë thënë nuk më ka bindur”, tha fillimisht Zidane.

“Unë jam shumë i zemëruar,” vazhdoi Zidane për Movistar.

“Unë fola me gjyqtarin për të kërkuar një shpjegim. Është vërtet e komplikuar, sepse meritonim shumë më tepër por është ajo që është. Ata duhet të më shpjegojnë rregullat e prekjes me dorë dhe kaq. Do të luftojmë deri në fund. Deri në vdekje”, përfundoi Zidane.

/GazetaBlic Sport