Sporti

Real Madrid bën hap prapa në luftën për titull, barazon në shtëpi ndaj Sevillës

05/09/2021 22:52
nga:E K

Real Madrid ka ndarë pikët në derbin e ditës së sotme në La Liga duke barazuar me Sevillen me rezultat 2-2.

Llogarinë e golave në këtë takim e hapi braziliani, Fernando i cili shënoi në minutën e 22’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Për të barazuar rezultatin u përkujdes spanjolli, Marco Asensio i cili realizoi pas asistimit të Toni Kross në minutën e 67’të të duelit.

Golin e dytë për Sevillen në këtë takim e shënoi ish mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic.

Rakitic shënoi nga penalltia në minutën e 78’të.

Kurse për t’ia siguruar një pikë Realit shënoi belgu, Eden Hazard në minutën e 94’të

Me këtë rezultat Real Madrid ndodhet e 2’ta në tabelë me 75 pikë, dy më pak se rivali lokal Atletico Madrid që kryeson tabelën e La Liga, ndërsa Sevilla ndodhet e 4’ta me 71 pikë.

/GazetaBlic Sport/