Sporti

Trajneri i Ballkanit: Kemi super skuadër – në momentet vendimtare nuk po na japin atë që na takon!

05/09/2021 17:13
nga:E K

Derbi i javës së sotme mes Dritës dhe Ballkanit përfundoi me rezultat 1-1.

Drita shënoi e para me anë të, Xhevdet Shabanit në minutën e 17’të, ndërsa pak para përfundimit të pjesës së parë shifrat i barazoi, Mirlind Daku në minutën e 47’të të duelit. Ballkani me këtë barazim është jashtë garës për titull kampion, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ardian Basha ka thënë se kanë super skuadër, por nuk po marrin atë që po meritojnë.

“Angazhimi i lojtarëve ishte mbi maksimalen e tyre, e dominuan lojën, kishim raste shumë, por çaluam tek konkretizimi. Kemi bërë maksimumin, kemi përgatit ndeshjen që të mbajmë topin dhe të ndëshkojmë në krah, ku edhe kemi lojtarë që bëjnë diferencën, por nuk ia dolëm të fitojmë. Kishim më shumë nga loja, lojtarët u paraqitën mjaft mirë. Do të vazhdojë prap ato dy ndeshjet tjera te japim maksimumin. Ekipi i Ballkanit ka bërë lojën më të bukur, ka bë spektakël dhe të gjitha këto pikë i kemi me meritë. Kemi mundur të kemi edhe disa pikë më shumë, rrethanat tjera nuk na kanë lejuar të kemi. Një penallti mund të jepej për Dakun, por në momentet vendimtare nuk po na japin atë që na takon”, tha Ardian Basha për Art Sport.

/GazetaBlic