Sporti

Ronaldo jeton për të shënuar thotë mbrojtësi i Milanit

05/07/2021 21:40
nga:E K

Juventus do të përballet me Milan në kuadër të xhiros së 35’të të Serie A.

Mbrojtësi i Milan, Simon Kjaer e ka vlerësuar lartë sulmuesin portugez dhe thotë se është gjithmonë kënaqësi të përballesh me sulmues të nivelit të tij, shkruan GazetaBlic Sport.

“Gjithmonë ka qenë kënaqësi të luaj kundër tij. Hera e parë kur u ballafaqova me të ishte 11 ose 12 vjet më parë. Ronaldo ka ndryshuar shumë, por ai gjithmonë ka qenë një kampion dhe nuk ka nevojë të flasim për këtë. Ai jeton për të shënuar”, tha Kjaer për Sky Sport.

Milan dhe Juventus kanë nga 69 pikë dhe po luftojnë për një vend në Champions League për edicionin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/