Sporti

Ramsey: “Kanë qenë dy vite të vështira te Juventus”

05/07/2021 19:08
nga:E K

Aaron Ramsey pranon se performanca e tij në Juventus nuk ishte e mirë si pasojë e lëndimeve dhe pandemia.

Ai ishte transferuar nga Arsenali te Juventus në vitin 2019, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë ai nuk ka arritur të mbajë formën e mirë edhe te skuadra nga Torino, kjo si pasojë e lëndimeve të shumta.

Ai në një intervistë për Four Four Two, tha se kanë qenë dy vite frustruese për të.

“Këto dy vite kanë qenë shumë frustruese për mua. Kisha disa lëndime që nuk më lejuan të paraqitesha mjaftueshëm për Juventus, dhe të isha 100 % në formë. Ka qenë e çuditshme te Juventus, sapo isha duke u rikuperuar nga lëndimet, filloi pandemia, ka qenë e vështirë për mua të isha konsistent”, tha Ramsey për Four Four Two.

Ramsey është paraqitur për Juventus këtë edicion në 22 ndeshje duke realizuar 2 gola dhe asistuar 2 të tjerë.

/GazetaBlic Sport/