Lajme

Sportisti i njohur, Kushtrim Mushica pjesë e zgjedhjeve lokale në Prishtinë, kandidon me AAK-në

05/07/2021 12:12
nga:Mergim Rreci

Portieri i mirënjohur kosovar, Kushtrim Mushica, zyrtarisht do të jetë pjesë e zgjedhejve lokale që do të mbahen në këtë vit.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, njoftoi që Mushica do të jetë pjesë e listës së tij zgjedhore, shkruan GazetaBlic.

Ky është postimi i tij i plotë.

“Në listën e AAK-së për Prishtinë do të jetë edhe ikona e futbollit Kushtrim Mushica
Sot edhe zyrtarisht po i hyn garës për Prishtinën njëri ndër sportistët më të dalluar të kryeqytetit tonë.
Kushtrim Mushica për vite të tëra mbajti lart flamurin e sportit kosovar .
Ashtu siç kemi paralajmëruar se gara për Prishtinën do të ketë gjithëpërfshirje, këtë po e dëshmojmë sot, duke garuar me një sportist të shkëlqyer të Prishtinës.
Sporti në tërësi në Kosovë, dhe veçmas në Prishtinë, ka arritur që të jetë njëra ndër vlerat më të larta të rinisë sonë, prandaj edhe do të ketë mbështetje të parezervë nga qeverisja e ardhshme.
Kryeqyteti ynë ka mbi 200 klube sportive të natyrave të ndryshme, të cilat shpeshherë edhe janë injoruar nga qeverisjet e deritanishme.
Sporti është zemra e rinisë sonë dhe ashtu do të trajtohet.
Plisat e Prishtinës do të jenë me zyre dhe buxhetin e vet, në të ardhmën e afërt.
Suksese Kushtrim!
Na priftë e mbara!”

/GazetaBlic/