Sporti

Tifozët e Romës të mrekulluar nga ardhja e Mourinhos, i bëjnë një mural të shkëlqyeshëm në lagjen historike të kryeqytetit

05/07/2021 10:04
nga:Mergim Rreci

Roma ka befasuar të gjithë duke punësuar Jose Mourinhon si kryetrajner.

Klubi italian zyrtarizoi trajnerin portugez pasi që shkarkoi ish trajnerin Fonesca, shkruan GazetaBlic.

Në lagjen historike të Testaccio u shfaq këtë mëngjes një mural i ri në kryeqytetin italian, si nderim për trajnerin e ri të Romës.

Jose Mourinho përshkruhet në bordin e një motori ‘Vespa’, me fjalët ‘Specialone’ dhe simbolin e ‘Ujkut’ të skuadrës verdhekuqe.

/GazetaBlic/