Lajme

“Dikush i tha ‘lavire’ Saranda Bogujevcit sot në Kuvend”

05/06/2021 23:52
nga:Q R

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë se dikush nga deputetët e PDK-së i ka thënë “lavire” Saranda Bogujevcit.

Ai ka thënë se gjërat u tensionuan në Kuvend dhe se u përdorën fjalë të rënda.

“Asaj i është thënë një term pezhorativ”, tha ai në T7.

Kur u pyet se a ishte fjala “lavire” ajo që ishte thënë nga deputetët e PDK-së.

“Po ajo ishte fjala e përdorur”, tha ai.

Tutje ai ka thënë se situata nuk eskaloi për shkak të deputetëve të VV-së.

“Për shkak se ne ruajtëm qetësinë situata në Kuvend nuk eskaloi. Më vjen keq për këtë nivel të treguar në seancën e sotme. Situata u tensionua pas fjalimit të Donika Gërvallës”, tha ai.

LEXO EDHE:

Deklarata e vitit 2016 e Gërvallës për Thaçin dhe Veselin që përplasi ashpër PDK-në dhe LVV-në në Kuvend