Lajme

Aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, lëndohet një këmbësor

05/06/2021 14:13
nga:Y I

Sot rreth orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku .

Në aksident janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor .

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori , i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori , i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut” tha Ahmeti për Gazeta Blic.