Lajme

Deputeti i PDK-së: Deputetët e VV-së filluan të na ofendojnë

05/06/2021 12:00
nga:Gazeta Blic

Për situatën e krijuar në Kuvend, për Gazeta Blic, ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura.

Sipas deputetit Nura, zyrtarë të ministrisë dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendojse, kanë filluar që t’i ofendojnë ata të PDK-së.

“Ishim duke dalë prej sallës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ja kanë nisë të parët që ta ofendojnë. Kështu ka nisë gjithcka”, ka thënë deputeti Fadil Nura.