Sporti

Ballkani – Arbëria, kështu përfunduan të tri ndeshjet mes dy skuadrave

05/06/2021 11:43
nga:Mergim Rreci

Ballkani dhe Arbëria do të përballen sot me fillim nga ora 15:00.

Të dy skuadrat janë të imponuara për fitore në këtë takim edhe pse luajnë për objektiva të ndryshme, shkruan GazetaBlic.

Ballkani synon që me një fitore të vazhdojë rrugën e titullit kampion, kurse Arbëria ka nevojë shumë të madhe për tre pikë dhe ndeshja e sotme mund të konsiderohet si mundësia e fundit për ta ruajtur statusin e Superligës.

Analizuar ndeshjet e këtij edicioni, skuadra e Ballkanit është bindshëm favorite, sepse ka fituar tri ndeshjet ndaj skuadrës së Arbnor Morinës.

Skuadra e Bledi Shkëmbit ka shënuar 12 gola në tri ndeshje ndaj Arbërisë, kurse skuadra nga Dobraja ka shënuar 5 të tilla.

/GazetaBlic/