Lajme

Ahmeti: Vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme

05/05/2021 19:23
nga:Q R

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti teksa foli për shifrat e të infektuarve në kryeqytet, tha se vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje.

Ai tutje tha se në Prishtinë janë 352 raste aktive me Covid-19.

“Sipas statistikave zyrtare të IKSHP deri më sot në Prishtinë kemi regjistruar 40 mijë raste me COVID 19, dhe 350 persona kanë vdekur nga virusi. Sot, aktiv i kemi 352 raste. Si duket edhe kjo valë u ngadalësua. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi valë të tjera. Vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme“, shkroi ai.

LEXO EDHE:

Koha kur Albin Kurti, dy ditë para zgjedhjeve të 14 Shkurtit deklaronte se reciprociteti është çështje ditësh apo javësh