Sporti

Valon Zymberi: Kemi lëshuar shansin që ta kemi fatin në dorën tonë, lëndimet na kanë penalizuar shumë

05/05/2021 19:19
nga:Mergim Rreci

Drita është ndalur sot në derbin e Anamoravës nga Gjilani.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky barazim e lë mbrapa Dritën në garën për titullin kampion.

Në lidhje me këtë gjë për GazetaBlic Sport, ka folur Drejtori Sportiv i Dritës, Valon Zymberi.

Zymberi tha se barazimi me Besën i ka humbur shanset skuadrës së Dritës që ta ketë fatin në duart e saj.

Është e vërtetë, ne që nga barazimi me Besën e kemi lëshuar shansin që ta kemi fatin në dorën tonë.
Sot barazimi na rëndon edhe më shumë, kjo më shumë për fajin tonë pa dashur t’i minimizoj meritat e kundërshtarit“, tha fillimisht Zymberi për GazetaBlic Sport.

Më pas ai tha se lëndimet kanë qenë ato që e kanë penalizuar këtë skuadër, por që natyrisht se do të tentojnë të marrin maksimumin nga ndeshjet e mbetura.

Ne asnjëherë nuk kemi dashur që të gjejmë justifikim por për fatin tonë të keq, në fazën e fundit ku çdo ndeshje është shumë e rëndësishme, kanë ardhur në shprehje mungesat e lojtarëve të lënduar, ku gjatë gjithë sezonit pranveror vazhdimisht kemi pasur 3-5 lojtarë të formacionit jashtë skuadrës për shkak të dëmtimeve. Ende asgjë nuk ka mbaruar dhe do mundohemi që ta marrim maksimumin nga këto xhirot e mbetura dhe në fund to ta shohim se ku do te jemi”, përfundoi Zymberi.

/GazetaBlic/