Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të xhiros së 33’të të Superligës së Kosovës.
45 minutat e parë të derbit të “Anamoravës” mes Gjilanit dhe Dritës ka përfunduar me rezultatin 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë dhe të vetëm në pjesën e parë të derbit e shënoi futbollisti i Gjilanit, Fiton Hajdari, pas 20 minutave lojë.
Ndërkohë, Prishtina po triumfon ndaj Besës me rezultatin minimal 0:1.
Golin e vetëm deri tani në këtë duel e ka shënuar, Besnik Krasniqi.
Në ndeshjen Feronikeli – Trepça 89′ nuk ka gola në pjesën e parë.
/GazetaBlic Sport/


