Në Ferizaj është raportuar një rast i dhunës në familje, raporton Gazeta Blic.
Raportohet se djali me probleme psikike ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe u ka bërë presion familjarëve.
Njoftimi i Policisë:
Ferizaj, 04.05.2021 – 17:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj babait të tij mashkull kosovar. I dyshuari ka probleme psiqike dhe në vazhdimësi u bën presion familjarëve tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


