Në fshatin Blaç të Komunës së Dragashit është raportuar se një vajzë katërvjeçare humbi jetën pasi kishte rënë në lum.
Mësohet se deri te kjo tragjedi erdhi pasi vogëlushja ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj së bashku me fëmijët e tjerë, ku lumi kalon përskaj, dhe në pjesën ku nuk ka rrethoja ajo është rrëzuar dhe rrjedha e lumit e kishte marrë.
Bëhet e ditur se trupin e ka gjetur gjyshi i saj.
Detaje tronditëse nga vdekja e vajzës 4 vjeçare në Dragash