Takimi i organizuar nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës dhe UN-Habitat Kosova, ku është diskutuar për nevojen e financimit të banimit social është mirëpritur jashtëzakonisht nga Organizata ,”Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në Kosovë”.
Formula “120×120” dhe “150×150”, ku familjet përfituese do bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 150 muajve nga z. Kurti mund të jetë një nga zgjidhjet për banim të qëndrueshëm me kosto të përballueshme.
Përderisa banimi konsiderohet si një prej aspekteve më elementare për një mirëqenje të dinjëtetshme të familjeve e gjithë shoqëria dhe instutucionet duhet ta trajtojnë me përgjegjësi dhe ta kenë prioritet trajtimin, zhvillimin e politikave dhe planeve që ofrojnë zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme të banimit, sidomos për kategoritë e margjinalizuara etnike.
Strehimi i pjestarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian edhe pas 22 vitesh nga përfundimi i luftës në Kosovë vazhdon të mbetët çështje e ndjeshme, ende e pazgjidhur dhe e vështirë. Shpesh herë këto familje jetojnë në vendbanime të cilat janë në disa raste joformale, ato ballafaqohen me qasje të dobët në infrastrukturë publike dhe jetojnë në shtëpi që janë në kushte të mjerueshme, sidomos për shkak të paqëndrushmërisë në kualitetin e ndërtimit. Hapësirat e banimit nëpër këto shtëpi janë tejet të ngushta në përpjestim me numrin e familjarëve dhe pa banjo që përmbushin kushtet minimale higjieno-sanitare.
Organizata jonë përmes projektit ,,Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët në Kosovë – Faza I’’ e financuar nga Fondacioni Zviceran “HEKS”, “Terre Des Hommes” dhe nga “Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim” (SDC) në Prishtinë, në fokus ka ofrimin e konceptit inovativ të banimit për grupet e margjinalizuara etnike me nje kosto të përballueshme bazuar në modelet e zhvilluara më herët; instutucionet përkatëse do të subvenciononin modelin e banimit të qëndrueshëm dhe ofrimin e mbështetjes konceptuale për trajtimin e vendbanimeve jo formale në të cilat jetojnë numri më i madh i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Duke u bazuar në deklaraten e Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Kurti: “Nuk do ta lëmë askë prapa, nuk do ta lëmë askë jashtë. Do të sigurojmë banim për të gjithë. Jo vetëm strehim, por banim të dinjitetshëm. Individual e social. Për familjen. Për komunitetin. Për shoqërinë. Për Republikën”; bazuar në përvojën dhe eksperiencen tonë si Orgnizatë, jemi të hapur për bashkëpunim konstruktiv me nivelin qendror, nivelin lokal, politikëbërësit dhe institucionet përgjegjëse, që të sigurojnë zgjidhje të dinjëtetëshme dhe afatgjate për grupet e margjinalizuara etnike.