Sporti

“Vreshtarët” nuk i ndal as COVID-19, pritje fantastike për lojtarët e Rahovecit pas fitores në derbi ndaj Yllit

05/02/2021 23:54
nga:L J

Një pritje e jashtëzakonshme është rezervuar për skuadrën e Rahovecit, pas fitores në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit, në duelin e katërt gjysmëfinal të “Play Offit”.

Qindra tifozë të KB Rahovecit kanë pritur skuadrën e tyre në qytet pas fitores dramatike në Suharekë, duke i falënderuar dhe motivuar ata për ndeshjen e madhe të së martës, shkruan GazetaBlic Sport.

KB Rahoveci ka fituar në udhëtim ndaj Yllit me rezultatin 65-68.

Finalisti tani do të vendoset në ndeshjen e pestë që do të zhvillohet në Rahovec, pasi seria është 2:2.

/GazetaBlic Sport