Sporti

Afrim Toverlani për Ballkanin: Disa futbollistë luajnë më shumë në mënyrë individuale se ekipore!

05/02/2021 22:33
nga:L J

Trajneri i njohur kosovar, Afrim Toverlani ka komentuar ekipin e Ballkanit dhe humbjen e tyre ndaj Drenicës.

Ballkani ka humbur ndaj Drenicës me rezultatin 1-2, duke humbur kështu edhe kreun e tabelës, shkruan GazetaBlic Sport.

Toverlani theksoi se disa lojtarë po luajnë më shumë në mënyrë individuale, ndërsa potencoi se Ballkani ka pranuar shumë gola.

“Asnjëri nga futbollistët e dëshmuar: Gripshi, Daku, Baftiu, Hoxha, kanë bërë shumë pak për të arritur tre pikët. Mendoj që kohët e fundit, me aq sa e kam përcjell them se disa nga futbollistët e tyre të luajnë më shumë në mënyrë individuale se sa ekipore. Është e pafalshme që një skuadër që lufton për titull të pësojë kaq shumë gola”, tha Afrim Tovlerlani në emisionin Dueli Sportiv.

/GazetaBlic Sport