Sporti

Paolo Maldini jep detaje, ky është vendimi i klubit për kontratat e reja

05/02/2021 13:20
nga:Mergim Rreci

Paolo Maldini reagon ndaj takimit mes Gigio Donnarumma dhe tifogrupit të Milanit, duke njoftuar se çdo negociatë për kontratë është lënë pezull deri në fund të sezonit.

Ultrasit e Rossonerëve u takuan dje me Donnarumma, duke dashur ta nxisin atë të nënshkruante një zgjatje të kontratë përndryshe, ai do të mungonte në ndeshjen e ardhshme të Juventusit.

Sipas Il Corriere della Sera, Donnarumma u largua nga mbledhja me lot, përcjell GazetaBlic.

“Është e rëndësishme të përsërisim me vendosmëri që askush jashtë Milanit nuk mund të vendosë se kush luan dhe kush rinovon. Zgjedhjet në lidhje me fushën janë të trajnerit, ndërsa klubi është i ngarkuar me çështjet kontraktuale,” tha drejtori teknik i Milanit Maldini për ANSA.

“Nga ky moment, të gjitha negociatat për vazhdimin e kontratës së re janë në pritje deri në fund të sezonit në mënyrë që ekipi të përqendrohet në fushë.

“Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbrojmë lojtarët tanë siç kemi bërë gjithmonë.”

Milani mundi Benevento dje dhe do të përballet me Juventusin në Allianz Stadium javën e ardhshme.

/GazetaBlic/