Sporti

“Shpërthejnë” polemikat pas ndeshjes Elche – Atletico Madrid, kjo është arsyeja

05/01/2021 18:22
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid ka triumfuar në një ndeshje me rëndësi të madhe në La Liga. 

“Los Colchoneros” triumfuan me shumë vështirë me fol të Llorentes, të shënuar në minutën e 23-të, ndërsa më herët Luis Suarezit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, përcjell GazetaBlic.

Skuadra e Simeones, pas shënimit të golit mendoi më shumë për mbrojtjen e rezultatit, ndërsa Elche ishte e detyruar të sulmonte, pasi kërkonte me ngulm pikë për mbijetesën.

Fund “triller” më stadiumin “Manuel Martínez Valero”, ku vendësit fituan një penallti sapo nisi koha shtesë, por që Fidel nuk mundi ta shndërronte në gol, duke goditur shtyllën.

Pas kësaj ndeshje kanë shpërthyer polemikat për shkak se Oblak kishte dalur më herët nga porta para se Fidel ta gjuante topin. Me rregulla kjo gjë nuk lejohet dhe penalltia do të duhej të përsëritej.

Një fitore me shumë vlerë për Atleticon, që shkëputet në krye me 76 pikë, kur I kanë mbetur edhe katër ndeshje për të zhvilluar deri në përfundim të La Ligas.