Sporti

Ardian Nuhiu flet pas fitores ndaj Feronikelit, ka një “mesazh” për futbollistët e tij

05/01/2021 17:12
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka triumfuar bindshëm ndaj Feronikelit. Rezultati përfundimtar ishte 3 me 1, shkruan GazetaBlic.

Alidemaj, Fazliu dhe Shabani shënuan për fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës vendase.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu i cili tha se duhet ta ulin kokën e të punojnë për katër ndeshjet e mbetura.

“Pashë një angazhim të jashtëzakonshëm të futbollistëve për tu rikthyer te fitoret. Uroj djemtë për luftën, nuk lejuam kundërshtarin të na rrezikoi. Pjesën tjetër gjithçka nën kontrollë. Me meritë e fituam ndeshjen. Ishim në një moment të keq, por reaguam mirë. Duhet të ulim kokën e të punojmë, katër ndeshje deri në fund, t’i fitojmë ndeshjet tona dhe më pas të presim kundërshtarin”, tha Nuihu.

/GazetaBlic/