Manchester United ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Romës në kuadër të gjysmëfinaleve të Europa League me rezultat 6-2.
Për United shënuan nga dy herë Cavani dhe Bruno Fernandes, ndërsa Paul Pogba dhe Greenwood nga një, shkruan GazetaBlic Sport.
Për Romën shënuan, Pellegrini dhe Edin Dzeko.
Në anën tjetër skuadra tjetër angleze, Arsenal u mposht me rezultat minimal 2-1.
Arsenal u mposht në udhëtim nga Villareal.
Villareal shënoi me anë të Trigueros dhe Albiol, ndërsa për të ngushtuar epërsinë shënoi Pepe nga penalltia.
/GazetaBlic Sport/


