Sporti

Gueye ndihet në faj për humbjen e djeshme: Kërkon falje nga bashkëlojtarët që i la me një lojtar më pak

04/29/2021 18:44
nga:L J

Paris Saint Germain u mposht dje nga Manchester City në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Idrisa Guye ishte protagonist për të keq në këtë takim pasi u largua nga loja me karton direkt të kuq në minutën e 77’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj ai ka reaguar në rrjetin e tij social, Instagram duke i kërkuar falje bashkëlojtarëve që i la me një lojtarë me pak në fushë.

“Më vjen keq që ju zhgënjeva, do të jetë e vështirë që nuk jam në në gjendje të mbrojë ngjyrat e ekipit me ju në ndeshjen e kthimit, por asgjë nuk ka mbaruar, unë besoj te ju“, ka shkruar Gueye.

 

/GazetaBlic Sport/