Sporti

Zeqiri: Nuk guxojmë t’i krahasojmë qytetet tona me okupatorin që na ka vrarë, na ka prerë e na ka grirë

04/29/2021 13:52
nga:Mergim Rreci

Ballkani ka triumfuar ndaj Llapit me rezultat 1 me 0 në ndeshjen e djeshme.

Ishte një ndeshje shumë interesante që u vendos nga goli i Blendi Baftiut, shkruan GazetaBlic Sport.

Në pjesë e parë kishte disa probleme në mes dy skuadrave ku pati edhe përplasje nga të dyja kampet atje ku Kushtrim Gashi dhe Ahmed Januzi u ndëshkuan me karton të kuq.

E në lidhje me këtë ngjarje pas përfundimit të pjesës së parë ka reaguar skuadra e Llapit.

Në reagimin e tyre thuhej se nuk e kanë të qartë se a janë në Suharekë apo në Serbi.

Në lidhje me këtë deklaratë për GazetaBlic Sport është prononcuar analisti i futbollit kosovar, Arben Zeqiri.

Zeqiri tha se kjo deklaratë është bërë në afekt, mirëpo futbollistët dhe kryesitë duhet që t’i kontrollojnë emocionet e tyre.

“Unë mendoj që ai postim në faqen zyrtare të Llapit ka qenë nën afekt, në emocione dhe nën ndikimin e atmosferës aty per aty të ndeshjes. Mendoj që tashmë pasi janë ftohur gjakrat kjo gjë duhet të largohet e tejkalohet. Lufta në fushë është edhe normale, megjithatë duhet që futbollistët dhe kryesitë me qenë në gjendje me i kuptu e menaxhu emocionet“, tha fillimisht Zeqiri për GazetaBlic Sport.

Më pas ai tha se nuk duhet asnjëherë të krahasohet një qytet i Kosovës me okupatorin serb, i cili ka prerë, ka vrarë dhe na ka grirë.

“Me e krahasu Suharekën me Serbi nuk është aspak e drejtë, sepse secila trevë e Kosovës edhe populli i Kosovës në pergjithesi janë mikpritës dhe ne jemi vëllëzër. Ne nuk guxojmë të krahasojmë qytetet tona me okupatorin që na ka prerë, na ka vrarë dhe na ka grirë. Atë deklaratë duhet me e tërhjek udhëheqësia e Llapit dhe asnjëherë askush tjetër mos të bëjë veprime të tilla më” përfundoi Zeiqiri.

Vlen të theksohet që trajneri i Llapit, Tahir Batatina kërkoj falje para pak çastesh në një prononcim për GazetaBlic Sport.

“Nuk e dimë a jemi në Suharekë a në Serbi”, Tahir Batatina kërkon falje për deklaratën e klubit

/GazetaBlic/