Skuadra e Llapit ka zhvilluar dje ballafaqimin e xhiros së 31’të ndaj Ballkanit.
Djemtë e Batatinës u mposhtën nga Ballkani me rezultatin 1-0, në një ndeshje që ishte tepër e tensionuar, shkruan GazetaBlic Sport.
Tre kartona të kuq, përleshje, grushta e postime skandaloze kishte në duelin e djeshëm të fazës së fundit të kampionatit.
Megjithatë, postimi i Llapit në rrjetin social, Facebook nuk dëshiron shumë koment, pasi klubi nga “Zahir Pajaziti” tha se nuk po e dinë se a janë në Suharekë apo në Serbi!
Deri tani kjo deklaratë shkaktoi shumë reagime, ndërsa i vetmi veprim i Llapit ishte largimi i postimin nga Facebooku, por pa kërkuar falje.
Klubi i Llapit nuk kërkoi falje për deklaratën që e publikuan dje, pavarësisht kërkesave të shumta.
/GazetaBlic Sport



