Ballkani ka triumfuar ndaj Llapit me rezultat 1 me 0 në ndeshjen e djeshme.
Ishte një ndeshje shumë interesante që u vendos nga goli i Blendi Baftiut, shkruan GazetaBlic.
Në pjesë e parë kishte disa probleme në mes dy skuadrave ku pati edhe përplasje nga të dyja kampet atje ku Kushtrim Gashi dhe Ahmed Januzi u ndëshkuan me karton të kuq.
E në lidhje me këtë ngjarje pas përfundimit të pjesës së parë ka reaguar skuadra e Llapit.
Në reagimin e tyre thuhej se nuk e kanë të qartë se a janë në Suharekë apo në Serbi.

Më pas ky postim u fshi nga faqja zyrtare e klubit, por asnjë reagim tjetër zyrtar nuk pati nga kjo skuadër.
Në lidhje me këtë gjë ka nëpërmjet një prononcimi për GazetaBlic Sport ka reaguar edhe trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani.
Ai tha se beson që kjo deklaratë është shkruar nën afekt, por që natyrisht që klubet duhet të jenë të kujdesshme herave tjera.
“Unë besoj që ajo deklaratë është bërë nën afekt dhe në bazë të adrenalinës, sepse po dihet që pas pjesës së parë kjo gjë është bërë pas një nervoze. Unë mendoj që asnjë nga skuadra e Llapit nuk mendon ashtu. Ajo se çfarë kisha mundur me thënë është se të gjithë duhet me pas kujdes për deklaratat dhe postimet që i bëjnë”, tha Tovërlani për GazetaBlic Sport.
Më pas ai tha se klubet duhet t’i kenë rregulloret e tyre dhe kjo duhet të jetë një mësim për të gjitha klubet e tjera që të mos gabojnë në mënyrë të ngjajshme.
“Përveç Federatës që i ka rregulloret në lidhje me deklratat e ndryshme edhe klubet duhet t’i kenë rregulloret e tyre, për me pasë kujdes çdo zyrtarë se çfarë realisht po deklaron. Unë po mendoj që klubi i Llapit është dashtë me reagu se pse e kanë thënë dhe si e kanë thënë. Mendoj edhe njëherë që kjo duhet të jetë një mësim i madh për të gjitha klubet tjera që të mos lëshohen në deklarata të tilla”, përfundoi Tovërlani me deklaratën e tij. /GazetaBlic Sport/
“Nuk e dimë a jemi në Suharekë a në Serbi”, asnjë kërkim falje nga Llapi deri tani


