Lajme

I jepet lamtumira e fundit ish-kolonelit të FSK-së, Skënder Hajdari

04/28/2021 19:40
nga:Y I

Me pjesëmarrjen e familjarëve dhe kolegëve, i është dhënë lamtumira e fundit zyrtarit të lartë të FSK-së, Skender Hajdarit.

Me ceremoni ushtarake dhe nën përcjelljen e ushtarëve të FSK, i ndjeri Hajdari është varrosur në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

I ndjeri ka qenë edhe ushtar i UÇK-së në rajonin e Shalës së Bajgorës.

Në fshatin Zijaçë, Hajdari dje u gjet i plagosur rreth orës 11:20, ndërsa me urgjencë ishte dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Edhe Komuna e Mitrovicës, sot gjatë ditës ka organizuar homazhe në Qendren e Kulturës. /Jepi Zë/

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, policia thotë se ishte vetëplagosur