Sporti

Solskjaer: Është ëndrra ime të fitoi një trofe me këtë klub

04/28/2021 17:44
nga:L J

Trajneri i Manchester United, Ole Solskjaer ka folur para takimit të nesërm ndaj Romës.

Manchester United do të ballafaqohet me Romën nesër në kuadër të gjysmëfinaleve të Europa League, shkruan GazetaBlic Sport.

Para ndeshjes trajneri norvegjez ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka deklaruar se nëse e fiton një trofe me këtë klub do të ishte si një ëndërr e realizuar për të.

“Qëllimi ynë është të arrijmë në finale. Ne mendojmë se jemi duke bërë një edicion të mirë dhe duhet të vazhdojmë. Jemi një hap larg finales”, ka thënë fillimisht ai.

“Është një ëndërr të fitosh kup si trajner me këtë klub. Ambicia jonë është të fitojmë një titull dhe të festojmë. Unë e di që kjo është e rëndësishme për zhvillimin e ekipit”, ka përfunduar Solskjaer.

/GazetaBlic Sport/