Sporti

FFK njofton se kur do të fillojë afati kalimtar i verës

04/28/2021 15:19
nga:L J

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se kur do të hapet dhe mbyllet afati kalimtar për futbollistët përgjatë verës 2021.

Të gjitha skuadrat do të mund të marrin/transferojnë futbollistë përgjatë afatit kalimtar që hapet më 1 korrik 2021 dhe mbyllet më 15 gusht 2021.

Pra, do të jenë në dispozicion të ekipeve nga të gjitha kategoritë e futbollit kosovar rreth 45 ditë për të bërë përforcimet dhe lirimet e nevojshme për edicionin e ri garues 2021/22.

“Afati kalimtar për futbollistë fillon më 1 korrik dhe do të zgjasë deri më 15 gusht 2021,” ka bërë të ditur FFK-ja në njoftimin e lëshuar dje.