Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar të dyshuarin për prezantim të rrejshëm dhe vjedhje

04/28/2021 10:51
nga:M K

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar një qytetar të dyshuar për prezantim të rrejshëm dhe për vjedhje.

Këtë e ka konfirmuar vetë PK përmes një komunikate dërguar mediave, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Te nderuar,

Nëse ka dikush informacion në lidhje me të dyshuarin Burhan Cej, të informoj policinë menjëherë.

Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren është duke hetuar rastin “Vjedhje në Tentative” dhe “Prezantim i rremë”.

Informatat mund të percillen përmes numrave zyrtar si më poshtë:

Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, ne Prizren 029 244 355

Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike [email protected] apo ne aplikacionin “Lajmëro Policinë”.

Bashkangjitur e keni foton dhe të dhënat e personit të dyshimtë i cili po kërkohet nga Hetimet Rajonale në Prizren.

LEXO EDHE:

Enver Sekiraqa del para gjykatës, po akuzohet për nxitje në vrasjen e të ndjerit Triumf Riza