Pas barazimit midis Real dhe Chelsea të martën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, Raphael Varane lavdëroi në mikrofonin e RMC Sport performancën e N’Golo Kante.
“N’Golo? Ai na vuri në siklet, është e qartë”, reagoi mbrojtësi i Real Madridit.
“Fiziku është vendimtar dhe është e vërtetë që ai vrapon shumë (qesh). Na shkaktoi shumë probleme, ai arriti të thyejë linjat, ai gjithashtu ka këtë aftësi për të rikuperuar topa. Ne e dimë cilësinë e kësaj skuadre, dhe ai është një nga pikat e tyre të forta”, vazhdoi Varane.
Varane gjithashtu përshëndeti një francez tjetër gjatë takimit:
“Karim Benzema jshte autor i një goli të shkëlqyer, i cili lejoi Realin të barazonte. Lojtarët e Chelsea kishin një fillim shumë të mirë të lojës, ku ata bënë shumë presion, ata ishin në gjendje të luanin vertikalisht dhe të krijonin rrezik”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


