Ditën e sotme ka ndërruar jetë, Skënder Hajdari, ish-luftëtar i Brigadës 141 “Mehë Uka” ZO e Shalës.
Lajmin e ka ndarë në facebook kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në lidhje me këtë ngjarje kishte raportuar më herët edhe Policia e Kosovës por pa dhënë deteje mbi identitetin e personit.
“Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e tij. Dyshohet se është vetëplagosur nga arma e tij. Policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin”, ka deklaruar Zahiti për Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë i Haradinajt
I pikëlluar nga lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të Skender Hajdarit, ish-luftëtar i Brigadës 141 “Mehë Uka” ZO e Shalës.
Skenderi pas çlirimit, me zell të madh do të vazhdonte angazhimin në TMK dhe FSK. Ai asnjëherë nuk e harroi idealin për liri dhe bashkëluftëtarët e tij Dëshmorë, për të cilët këndoi deri në frymën e fundit.
Ndajmë dhembjen me familjen Hajdari, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
RH
Vdes një person në Mitrovicë, dyshohet për vetvrasje


