Sporti

Përfundon pjesa e parë e takimit Rahoveci – Ylli, ky është rezultati

04/27/2021 17:48
nga:L J

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së basketbollit mes KB Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit.

Pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të “Play Offit” ka përfunduar me rezultatin 31-37, shkruan GazetaBlic Sport.

Çereku i parë i ballafaqimit përfundoi me rezultatin 13-25, pasi skuadra mysafire e nisi mjaft mirë takimin.

Në çerekun e dytë, Rahoveci u ngjall paksa dhe ngushtoi avantazhin e rivalit në vetëm gjashtë pikë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Rahovec kishte përfunduar me rezultatin 69-66.

/GazetaBlic Sport.